Kompani pas triumfit kundër Shtutgartit: Radhën e ka Barcelona, duam fitore

by admin
Spread the love

Trajneri i Bajern Mynih, Vinsent Kompani ka dashur të ulë euforinë pas triumfit ndaj Shtutgartit me rezultatin 4-0.Ai ka lëshuar “kërcënim” në distancë për rivalin e ardhëm, e cila përkon me Barcelonën këtë të mërkurë: “Duhej të kishim durim dhe nuk mund t’ia lejonim Shtutgartit të kishin ndonjë kundërsulm. Kisha ndjenjën se mund t’i punonim pak më mirë me shanset tona. Shtutgarti është një skuadër e shkëlqyer. Ishte një paraqitje shumë e mirë. Pas pjesës së parë, gjithçka ishte për të qëndruar i qetë. Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Ne kemi fituar mund të festojmë pak, përpara se të përballemi me Barcelonën. Jemi gjithmonë duke punuar në detaje për të vazhduar të përmirësohemi. Radhën tani e ka Barcelona. Do bëjmë gjithçka për të fituar kundër ekipit të Hansi Flik”, e mbylli Kompani.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like