Komisari teknik i Gjeorgjisë presion psikologjik mbi kuqezinjtë: E di formulën, si do ta mposhtim Shqipërinë!

by admin
Spread the love

Komisari teknik i Gjeorgjisë, Vili Sanjol ka nisur ndeshjen që në konferencën e tij për mediet ku ka lënë të kuptohet se e di se si do ta mundi Shqipërinë.

Ai u shpjegoi të tijve se rëndësi të veçantë në këtë ndeshje ka starti. “Kam marrë disa vendime sa i përket formacionit, por më shumë do të kuptoni ditën ndeshjes (sot). Mendoj se duelin me Ukrainën mund ta kishim fituar, por në këtë pikë për mua ndryshimet taktike nuk kanë më rëndësi. Tani ajo që ka peshë është mënyra se si do të nisim ndeshjen me Shqipërinë. Ne jemi e njëjta skuadër që habiti të gjithë europën gjatë Gjermani 2024. Tani ka rëndësi që të mbajmë ato vlera, disiplinë dhe të shikojmë përpara”, tha Sanjol gjatë konferencës për shtyp.

Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut pranoi se ndeshja me Ukrainën nuk ishte ajo që kishte shpresuar pasi Gjeorgjia e tij e nisi me këmbën e gabuar. “E nisëm keq ndeshjen dhe mendoj se ai start kompromentoi gjithçka. Mendoj se me Shqipërinë do të përmirësohemi. Them se në ndeshjet me Ukrainën dhe Republikën Çeke kemi patur disa probleme me krahun e majtë”, analizoi Sanjol.

You may also like