KOMENT – Kush ishte Yahya Sinwar, kasapi i Gazës dhe truri i 7 tetorit?

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 18 tetor /ATSH-ANSA/ – Ju evropianët nuk e kuptoni Islamin, kështu që nuk mund të kuptoni një njeri si Yahya Sinwar, shpjegoi një analist izraelit duke preferuar të mbetej anonim, ”por këtë herë nuk ishte e qartë as për ne se çfarë kishte në të vërtetë ai në mendje”.

Ushtria izraelite kujton një frazë prej tij: “Ne do të shembim kufirin me Izraelin dhe do t’ua heqim zemrën nga trupi”.

Në fund, ata e realizuan atë, por vendimi për të ndërmarrë veprime më 7 tetor mbetet një enigmë, pavarësisht faktit se ekspertët kryesorë gjeopolitikë e kanë identifikuar atë në interesin e Vladimir Putinit për të zhvendosur vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe për ta përqendruar atë në Lindje, sigurisht me ndihmën e konsiderueshme të Iranit.

Shumë pseudonime janë përdorur për Sinwar, personi numër një përgjegjës për atë të ”shtunë të zezë” në të cilën u masakruan më shumë se 1 400 izraelitë: mizor, karizmatik, manipulues, me ndikim e tjerë.

Një grup karakteristikash shpërthyese të përziera në mendjen e një njeriu që qëndroi në një burg izraelit për 22 vjet pasi u dënua me disa dënime të përjetshme për vrasjen e tre ushtarëve të IDF dhe 12 palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim me shtetin hebre.

Ai mbahet mend mirë nga agjentët e Shin Bet, shërbimi i sigurimit të brendshëm izraelit, të cilët e morën në pyetje në fund të viteve 1980.

Me guxim ekstrem ai mori përgjegjësinë për dënimin e dhënë ndaj një informatori të dyshuar. Ai thirri vëllain e personit, një anëtar i Hamasit, dhe e detyroi atë ta varroste të gjallë vëllanë duke i hedhur dhe’ përsipër derisa ai të vdiste.

Në vitin 2006 ai la burgun me 1 000 të burgosur të tjerë palestinezë në këmbim të lirimit të ushtarit izraelit Gilad Shalit, i burgosur i Hamasit në Gaza për më shumë se 5 vjet.

Ai i kishte përdorur ato vite në qeli për të studiuar armikun, duke mësuar hebraisht dhe duke lexuar të gjithë librat e disponueshëm për baballarët e Izraelit, nga Vladimir Jabotinsky te Menachem Begin te Yitzhak Rabin.

>

Pasi u lirua, ai deklaroi në TV: “Ne e dimë se Izraeli ka 200 koka bërthamore dhe forcat ajrore më të avancuara në rajon. Ne nuk kemi kapacitet për të çmontuar Izraelin”.

I rritur në zonën më të braktisur të Gazës, në Khan Younis, ai u shfaq në skenën politike me këshillat e tij në terren për themeluesin e Hamasit, Sheikh Ahmed Yassin i cili gjithashtu u eliminua përfundimisht nga Izraeli.

Në vitin 2017 ai u zgjodh udhëheqës i grupit për të gjithë Gazën, duke zëvendësuar Ismail Haniyeh, i cili sipas disave u promovua si kreu i Hamasit jashtë vendit, në Katar.

Më pas Sinwar, i njohur si Abu Ibrahim, u rizgjodh në vitin 2021.

Metodat e tij të dhunshme kundër kundërshtarëve dhe spiunëve palestinezë kanë kontribuar për ta bërë atë një udhëheqës të shquar, të dashur dhe të frikësuar nga populli i tij.

Shërbimi sekret izraelit ka kujtuar vazhdimisht pseudonimin e tij popullor në Gaza: ”kasapi i Khan Yunis”, të cilit vetë anëtarët e Hamasit kishin frikë.

Ngritja e tij në udhëheqjen e Gazës u bazua pikërisht në reputacionin e mizorisë dhe dhunës, e cila zuri rrënjë në radhët më të larta të fraksionit.

Pas 7 tetorit, Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi paralajmëroi: “Ky sulm i urryer u orkestrua nga Yahya Sinwar. Ai dhe njerëzit e tij tashmë janë të vdekur”.

Madje Benjamin Netanyahu e kishte quajtur ”një i vdekur në këmbë”, duke e krahasuar me ”një Hitler të vogël”.

Pas më shumë se një viti të kaluar duke u fshehur si një fantazmë në tunelet e Gazës, këto profeci më në fund janë realizuar në Rafah duke e eleminuar përfundimisht atë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like