KOMENT – Kievi i zemëruar për takimin Putin-Guterres në Rusi

by admin
Spread the love

LONDËR, 22 tetor /ATSH/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet të enjten me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres – për të diskutuar konfliktin në Ukrainë – në atë që do të ishte udhëtimi i parë i shefit të OKB-së në Rusi në më shumë se dy vjet, njoftoi sot Kremlini, sipas “The Guardian”.

OKB-ja nuk e konfirmoi menjëherë takimin e planifikuar, të cilin Ukraina e kritikoi ashpër.

“Sekretari i përgjithshëm i OKB-së refuzoi ftesën e Ukrainës për samitin e parë global të paqes në Zvicër. Megjithatë, ai pranoi ftesën për në Kazan nga Putiti”, tha Ukraina.

Guterres ka kritikuar më parë luftën e Moskës kundër Ukrainës, por Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se takimi me Putinin tani nuk e çonte përpara kauzën e paqes dhe dëmtonte reputacionin e OKB-së.

“Një sulm rus me raketa në qytetin jugor të Zaporizhias vrau dy persona dhe plagosi 15 të tjerë në qendër të qytetit, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën civile – duke përfshirë një kopsht fëmijësh dhe më shumë se 30 ndërtesa banimi”, tha dje guvernatori rajonal, Ivan Fedorov.

“Do të ishte një zhvillim i rrezikshëm dhe shumë shqetësues nëse Koreja e Veriut do të dërgonte trupa për të ndihmuar Rusinë në Ukrainë”, tha dje SHBA-ja ndërsa Koreja e Jugut dhe Britania e Madhe paralajmëruan për çmimin e lartë që Moska do t’i duhet t’i paguajë Phenianit.

>

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) raportoi se 1500 anëtarë të forcave speciale të Phenianit kishin kaluar kufirin në Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë për të filluar stërvitjen për pjesëmarrjeje në luftën në Ukrainë.

“Ato përfaqësojnë elementin e parë të asaj që mund të jetë një dislokim prej 12,000 trupash, me katër brigada”, sipas NIS.

Volodymyr Zelenskyy tha dje se SHBA-ja po përgatiste një paketë të ndihmës me vlerë 800 milionë dollarë për prodhimin e dronëve ukrainas – përveç armëve me vlerë 400 milionë dollarë – të njoftuara nga sekretari Amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ndërsa ai vizitonte Kievin.

“SHBA-ja do t’i ofrojë Ukrainës atë që i nevojitet – për të luftuar Rusinë”, tha Austin.

Zelensky, megjithatë u ka kërkuar aleatëve perëndimorë të ftojnë Ukrainën të bashkohet me NATO-n dhe ta lejojnë ate të përdorë raketa me rreze më të gjatë të furnizuara nga perëndimi për të goditur objektivat ushtarake në brendësi të territorit rus.

Ukraina e ka të vështirë të mbajë larg operacionin e egër rus përgjatë frontit lindor, duke u detyruar të heqë dorë nga një sërë qytetesh dhe fshatrash. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like