KOMENT – Bombardimet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, militantët rifillojnë sulmin me raketa në Izrael

by admin
Spread the love

KAJRO, 4 tetor /ATSH/- Sulmet ushtarake izraelite në të gjithë Rripin e Gazës vranë të paktën 29 palestinezë të premten, thanë sot mjekët ndersa alarmet u ndezën në jug të Izraelit si përgjigje ndaj sulmeve të reja me raketa nga militantët në enklavën palestineze, sipas Reuters.

Sulmet e reja të raketave treguan se fraksionet militante të udhëhequra nga Hamasi në Gazë janë ende në gjendje të gjuajnë predha në Izrael, pavarësisht nga ofensiva ajrore dhe tokësore izraelite 1-vjeçare që ka kthyer zona të gjera të enklavës në djerrinë.

Ushtria izraelite (IDF) tha se sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit për herë të parë në rreth dy muaj.

“Pothuajse një vit pas 7 tetorit, Hamasi po kërcënon ende civilët tanë me terrorizmin e tyre dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër tyre”, tha IDF duke iu referuar përvjetorit të sulmit ndërkufitar të Hamasit që preku luftën në Gazë.

Në qytetin e Gazës në Gazën veriore, zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se një sulm ajror izraelit në një shtëpi vrau të paktën shtatë persona.

Katër persona, duke përfshirë dy gra dhe një foshnjë, u vranë nga bombardimi i një shtëpie në qytetin jugor të Khan Younis.

Personat e tjerë u vranë në sulmet ajrore në disa zona në të gjithë enklavën bregdetare me popullsi të dendur.

Banorët thanë se forcat izraelite që veprojnë në periferi të qytetit të Gazës, Zeitun dhe në Rafah, pranë kufirit jugor me Egjiptin, hodhën në erë shumë banesa.

Ushtria izraelite tha se luftëtarët e Hamasit përdorin lagje banimi të mbushura me njerëz si mbulesë. Hamasi e ka mohuar këtë.

Palestinezët në Gazë do të shënojnë përvjetorin e parë të luftës javën e ardhshme – me pak shpresë për një fund të luftimeve në një të ardhme të parashikueshme, edhe pse Izraeli po ndjek një inkursion të ri tokësor në Liban kundër aleatit kryesor të Hamasit, Hezbollahut, i mbështetur nga Irani.

Hezbollahu filloi të gjuante raketa në veri të Izraelit pothuajse një vit më parë në mbështetje të Hamasit – pasi lëvizja islamike palestineze organizoi sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit më 7 tetor 2023.

“Sulmi, në të cilin Izraeli tha se u vranë 1 200 njerëz dhe u morën peng mbi 250 të tjerë ndezi luftën që ka shkatërruar Gazën, duke zhvendosur shumicën e popullsisë së saj prej 2,3 milionë banorësh dhe duke vrarë mbi 41 800 njerëz”, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Diplomacia ndërkombëtare e udhëhequr nga SHBA-ja deri më tani nuk ka arritur të arrijë një marrëveshje armëpushimi në Gazë.

Hamasi dëshiron një marrëveshje që i jep fund luftës, ndërsa Izraeli thotë se luftimet mund të përfundojnë vetëm kur Hamasi të eleminohet. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like