Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve po merr pjesë në turneun Ballkanik në Tiranë 

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve po e përfaqëson vendin tonë në turneun Ballkanik të futbollit që po zhvillohet në Tiranë.

Në këtë turne, përveç Kosovës, marrin pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe Turqisë.

Në ndeshjen e parë Kosova pësoi humbje nga Turqia (12:0), derisa ballafaqimin e radhës do ta zhvillojë kundër Shqipërisë.

>

Edhe kjo e fundit në ndeshjen e parë ka pësuar humbje nga Turqia (11:0).

Ky është turneu i tretë në të cilin po merr pjesë ekipi i të amputuarve të Kosovës, pasi më herët ka marrë pjesë në turnetë e zhvilluara në Belgjikë dhe Skoci. FFK do të vazhdojë të mbështesë secilën kategori dhe të ofrojë mundësi të barabarta për gjithëpërfshirje në futboll.

You may also like