Klubi i Çezenës e vlerëson 15 milionë euro, Fiorentina në “pole-position” për Kristian Shpendin

by admin
Spread the love

Kristian Shpendi po spikat këtë sezon në Seria B ku ka shënuar tetë gola si asnjë tjetër. Për këtë ka tërhequr vëmendjen e Fiorentinës.

Është “FirenzeViola.it” që raporton për interesimin e shfaqur nga Fiorentina, që e sheh si përforcim për sulmin në të ardhmen.

Një operacion që megjithatë nuk do të jetë aspak i lehtë. Kjo pasi Çezena tregohet se do të hiqte dorë nga sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë U-21 për 15 milionë euro.

>

21-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitën 2026. Fiorentina megjithatë pritet të futet në tratativa për shërbimet e kryegolashënuesit të Seria B.

PANORAMASPORT.AL

You may also like