Kjo ka qenë një shkak që unë të devijoj – Shqip

by admin
Spread the love

Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero është shprehur se ende ka dashuri për ish gruan, Arbenita Ismajli. Ai u shpreh se bashkë i mban vajza e tyre.

“Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Kam respekt dhe dashuri për të. Është nëna e vajzës sime, asnjëherë s’mund ta qes poshtë nënën e vajzës sime, ia shpresoj më të mirën e jetës asaj…Kemi menduar (për ribashkim), por kur nuk mund të gjesh gjuhën e përbashkët…”, ka deklaruar Fero para banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Sipas tij, dashuria nuk duhet të shndërrohet në urrejtje dhe para fëmijëve “duhet të shfaqet respekt”.

Fero u shpreh se është rritur me prindër të ndarë.

>

“Kjo ka qenë një shkak që ka ndikuar që unë të devijoj”, ka shtuar ai.

Fero gjatë konferencë gjithashtu foli edhe për tema të shumta, sikurse për çështjen e kujdestarisë së vajzës e po ashtu edhe pse la muzikën.


You may also like