NJU JORK, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Glynis Johns, aktorja britanike, karriera e së cilës përfshin më shumë se gjashtë dekada në film dhe teatër dhe fituese e çmimit “Tony” vdiq në një shtëpi të moshuarish në Los Anxhelos në moshën 100-vjeçare.
Johns u bë e njohur për rolin e saj si nëna e fëmijëve të filmit ”Mary Poppins”, në klasikun e “Disney” me Julie Andrews.
Glynis ishte 49 vjeçe kur bëri debutimin e saj si Desiree Armfeld në muzikalin e Stephen Sondheim në teatrin ”Schubert” në shkurt 1973.
Ajo fitoi një çmim “Tony” në 1973 për rolin e Desirée Armfeldt në muzikalin e Broadway-t “A Little Night Music”.
Në vitin 1965, Johns luajti rolin e zonjës Banks, gruas, nënës dhe aktivistes politike në Londër në 1910.
Johns ishte vajza e një artisti. Ajo lindi në Pretoria kur babai i saj, aktori Mervyn Johns, ishte në turne në Afrikën e Jugut me familjen e tij.
Gjatë karrierës së tij të gjatë ajo aktroi me të atin tri herë, në “The Halfway House”, “The Magic Box” dhe “The Sundowners”. //a.i/