KINEMA – Al Pacino: Të jesh baba është një mrekulli

by admin
Spread the love

LOS ANXHELES, 10 tetor /ATSH/ – Aktori holidudian Al Pacino ka pasur shumë role ikonë gjatë karrierës së tij, ku spikatin sidomos Michael Corleone te ”The Godfather”, Tony Montana te ”Scarface” dhe Frank Serpico tek ”Serpico”, shkruan people.com.

Të qenit baba, megjithatë, është ndoshta roli i tij më shpërblyes nga të gjithë.

Në librin e tij të ri të kujtimeve ”Sonny Boy”, Pacino, 84 vjeç, shkruan me dashuri për katër fëmijët e tij Julie, binjakët 23-vjeçarë Anton dhe Olivia (me aktoren Beverly D’Angelo) dhe Roman, 16 muajsh (me producenten Noor Alfallah).

Dhe në një intervistë aktori fitues i çmimit Oscar ”Aromë gruaja” rrëfeu dashurinë që ai ka për fëmijët e tij.

”Është kaq e mrekullueshme të kesh fëmijë. Më ka ndryshuar shumë të qenit baba. Dhe ideja që po përqendrohesh te njerëz që janë fëmijët tuaj … këtu është dashuria edhe më e madhe”, shtoi ai.

Në një intervistë të fundit me ”The New York Times”, Pacino tha se Roman “ka ardhur në botë pak më vonë se të tjerët dhe ai tani po mëson gjërat e para të jetës”.

Në ”Sonny Boy”, Pacino ndjek trajektoren e tij të pabesueshme, nga të jetuarit me nënën dhe gjyshërit e tij në një apartament në Bronx deri në ngritjen e tij si një nga aktorët më të famshëm të brezit të tij./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like