Kimish, “shuplakë” Lenon: Kombëtarja nuk është për të gjithë

by admin
Spread the love

Pas anulimit të Bernd Leno për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, kapiteni i kombëtares, Joshua Kimish, gjeti fjalë kritikuese. Mesfushori i Bajernit bëri thirrje për më shumë identifikim dhe pasion për kombëtaren nga lojtarët e Gjermanisë dhe theksoi se duhet të jetë nder të luash për “Pancerat”.

Bernd Leno, portieri i Fulhem, e arsyetoi refuzimin e tij duke thënë se nuk i ishte garantuar asnjë minutë loje: “Më thanë se do të isha atje, por që nuk do të isha titullar. Kjo është arsyeja pse vendosa të qëndroj në Londër dhe të stërvitem”. Reagimi i kapitenit Kimish ishte i qartë:

“Nëse dikush nuk dëshiron të jetë atje, atëherë nuk duhet të vijë. Kemi mjaft lojtarë të tjerë që janë shumë të lumtur që gjenden me ne”. Lojtari 29- vjeçari theksoi rëndësinë e ekipit kombëtar: “Duhet të jetë diçka shumë e veçantë që të gjithë të jenë pjesë e ekipit të Gjermanisë, duke pasur parasysh mungesat e shumta si Xhamal Musiala, Kai Haverc dhe Mark-Andre ter Shtegen”. Joshua e sheh këtë ekip përballë sfidave të mëdha.

Megjithatë, ai mbetet optimist dhe sheh mundësi te lojtarët e rinj: “Tani kemi fytyra të reja dhe shpresojmë shumë prej tyre. Ato sjellin energji dhe uri”. Ai veçoi Robin Gosens, i cili u thirr për të zëvendësuar të dëmtuarin David Raum:

“Ne duam të luajmë dy ndeshje të suksesshme dhe Gosens e ka treguar veten në vitet e fundit. Kjo nuk është një eksperiencë e re për të”, e mbylli Kimish. Tashmë pas katër nga gjashtë ndeshje në totale, kombëtarja e Gjermanisë ka shansin të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like