KIEV – Zelensky: Trupat e Koresë së Veriut do të dislokohen në Ukrainë brenda disa ditësh

by admin
Spread the love

KIEV, 25 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pret që Rusia të dërgojë ushtarë të Koresë së Veriut nga e diela ose e hëna.

“Ky është një përshkallëzim i dukshëm”, tha sot Zelensky në X.

Ai citoi informacionin e inteligjencës se ushtarët do të vendoseshin në zonën e luftimit nga 27 ose 28 tetor.

“Kjo tregon qartë qëllimin e presidentit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën”, tha ai.

Putini nuk i ka mohuar raportet për transferimin dhe trajnimin e ushtarëve të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë, dhe i është referuar bashkëpunimit ushtarak të rënë dakord me Phenianin.

>

“Bota mund të shohë qartë qëllimet e vërteta të Rusisë: të vazhdojë luftën. Kjo është arsyeja pse një përgjigje parimore dhe e fortë nga liderët globalë mbetet thelbësore”, shkroi Zelensky.

Ai tha se nevojitej një presion i prekshëm ndaj Moskës dhe Phenianit.

Putini tha më herët se i takonte Rusisë të vendoste se me cilin ajo bashkëpunonte duke shtuar se marrëveshja ishte rënë dakord mes dy shteteve sovrane.

Sipas medias shtetërore ruse, Putini tha se Ukraina gjithashtu kishte zgjedhur partnerët e saj në Perëndim. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like