KIEV – Zelensky bën thirrje për ndihmë perëndimore: Ukraina u sulmua me 900 bomba ruse

by admin
Spread the love



KIEV, 13 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje sot partnerëve perëndimorë të ofrojnë ndihmë të shpejtë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus – pas vizitës së tij në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

“Nuk duhet humbur koha – duhet të dërgohet një sinjal i qartë vendosmërie”, postoi Zelensky në X.

“Partnerët tanë kanë aftësinë të ofrojnë sasinë dhe cilësinë e nevojshme të sistemeve të mbrojtjes ajrore, të marrin vendime për pajisjet tona të mjaftueshme me rreze të gjatë dhe të sigurojnë dërgimin në kohë të ndihmës mbrojtëse për trupat tona”, shtoi ai.

Zelensky tha se rusët kishin hedhur rreth 900 bomba rrëshqitëse mbi Ukrainë gjatë javës së fundit, përveç sulmeve me 40 raketa dhe 400 sulme me dronë të llojeve të ndryshme. Ai publikoi një video të dëmeve të shkaktuara.

Vetëm të dielën, mbrojtja ajrore ukrainase tha se kishte rrëzuar 31 dronë rusë. Në total, kishte pasur 68 sulme me dronë gjatë natës dhe disa sulme me raketa. Nuk ka informacione për dëme të mundshme. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak113 vjetori i lindjes së Migjenit, shkrimtari më modern i letërsisë shqipe të viteve ’30


You may also like