KIEV- Rusia nis një valë të re sulmesh ajrore në të gjithë Ukrainën

by admin
Spread the love

KIEV, 19 tetor /ATSH-DPA/- Alarmet ajrore u dëgjuan në shumë pjesë të Ukrainës në orët e para të ditës së sotme, ndërsa Rusia nisi sulme të reja me dronë, bomba rrëshqitëse dhe raketa.

“Rreth 15 rajone u prekën, duke përfshirë Mykolaiv në jug dhe Dnipropetrovsk në qendër të vendit”, tha shërbimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, në Telegram.

Sipas autoriteteve, tetë persona u plagosën në sulmin me dronë dhe bomba rrëshqitëse në rajonin lindor Sumy, i cili është afër frontit. Autoritetet raportuan më herët për shtatë të plagosur.

>

U shkatërruan edhe disa pjesë të infrastrukturës energjetike, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Rusia.

“Një grua u vra gjithashtu në rajonin Cherkasy në Ukrainën qendrore”, sipas autoriteteve.

Autoritetet u bënë thirrje njerëzve të strehoheshin në strehimoret e sulmeve ajrore. Gjatë natës, edhe Kievi shpalli alarmin për sulm ajror. / /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like