KIEV – BE i akordon Ukrainës një kredi të re prej 35 miliardë eurosh

by admin
Spread the love



KIEV, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian do t’i japë Ukrainës një kredi të re deri në 35 miliardë euro, njoftoi nga Kievi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Sulmet e pamëshirshme ruse do të thotë se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të BE-së”, shkroi von der Leyen në një postim X.

“Ky është një tjetër kontribut i rëndësishëm i BE-së për rimëkëmbjen e Ukrainës,” shtoi ajo.

Von der Leyen e bëri njoftimin gjatë vizitës së saj në Kiev për një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDenaj: Arsimi profesional, zgjedhje e zgjuar e të rinjve për punësim të sigurt nesër


You may also like