Kida merr timonin e Suharekës

by admin
Spread the love

Suhareka, debutues i elitës së futbollit të Kosovës, ka zgjedhur kryetrajnerin e ri.

Qëndrim Kida është pasardhës i Shpëtim Duros. 

Suhareka ka synime të mëdha, kërkon kreun e tabelës.

“Të nderuar adhurues të klubit tonë dhe ju gjithë sportdashës Suharekas ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë kryetrajnerin Qendrim Kida.

>

Kida bashkohet me klubin tonë pas eksperiencës së jashtzakonshme me skuadrën e Malishevës dhe me përvojën e tijë si ish futbollist tashmë edhe si trajner i disa skuadrave, vizioni i tijë, energjia e punës dhe përkushtimi do kontribuojnë në arritjen e objektivave tona.

I urojmë mirëseardhje dhe urojmë që së bashku të arrijmë sukseset e rradhës ku përkrahja e kryesisë do jetë maksimale në të gjitha aspektet.

Mirë se vjen në familjen tonë Qendrim Kida”, ka njoftuar FC Suhareka.

You may also like