Me katër vota “pro”, 10 “kundër” dhe ztetë abstenime, Këshilli i Qytetit të Shkupit sot nuk e votoi nismën për moratorium për futje të kafshëve të reja në Kopshtin, zoologjik, të parashtruar nga “Qyteti i gjelbër human”.
Dragana Vellkovska nga “Qyteti i gjelbër human” tha se kjo nuk do të rëndojë buxhetin e qytetit dhe kërkon që të parandalohet futja e mëtutjeshme e kafshëve të reja në kopshtin zoologjik.
“Nëse flasim për të shkuar në shekullin e 21-të, ne përpiqemi për evolucion, fillimisht në nivel personal, dhe pastaj kolektivisht, natyrisht, mund të themi se kujdesemi mjaftueshëm për atë që na rrethon dhe se nuk do ta lejonim atë, kur ne tashmë kemi fuqinë në duart tona, t’i lejojmë të vuajnë gjallesat, të cilët gjithashtu ndjejnë dhimbje, vuajtje, trishtim, frikë, siç e ndjen secili prej jush, secili prej nesh këtu”, tha Vellkovska.
Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stefan Kirkov ka theksuar se kafshët në Kopshtin zoologjik nuk kanë faj për atë që po u ndodh për shkak të “paaftësisë së stafit të kryetares Arsovska”.
Lubica Jançeva nga radhët e LSDM-së tha se nuk ka nevojë të miratohet, sepse me faktin që e humbëm statusin e kandidatit për EAZA, ka pasur moratorium.