Robert Lewandowski vazhdon të ruajë kryesimin e golashënuesve më të mirë në Europë, që garojnë për çmimin e Këpucës së Artë.
Polaku, i cili ka shënuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit, vijon të udhëheqë, ndërsa ndiqet nga Harry Kane që është i lënduar.
Në vendin e tretë janë Omar Marmoush i Eintrachtit të Frankfurtit, Momo Salah i Liverpool-it dhe Erling Haaland (i cili u rikthye te goli në fundjavën e kaluar).
Mateo Retegui i Atalantës është parakaluar nga Victor Gyokeres, i cili ka shënuar pavarësisht humbjes së radhës të Sportingut pas largimit të Amorimit.
Retegui është ende lider në Serinë A me 12 gola, duke kaluar kështu lojtarë si Kylian Mbappé, Jonathan David dhe Vinicius.
Po ashtu, Cole Palmer është në rritje të shpejtë, pas një dygolëshi në derbin kundër Tottenhamit. Ky është klasifikimi duke marrë parasysh vetëm lojtarët më të rëndësishëm dhe ata që kanë një koeficient më të lartë se 1 (koeficienti 2 është i garantuar vetëm për pesë kampionatet kryesore, përkatësisht Bundesliga, La Liga, Ligue 1, Premier League dhe Serie A).
Klasifikimi për Këpucën e Artë:
Robert Lewandowski (Barcelona) 32 pikë (koeficient 2)
Harry Kane (Bayern Munich) 28 pikë
Mohamed Salah (Liverpool) 26 pikë
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 26 pikë
Erling Haaland (Manchester City) 26 pikë
Victor Gyokeres (Sporting) 25,5 pikë (koeficient 1,5)
Mateo Retegui (Atalanta) 24 pikë
Raphinha (Barcelona) 22 pikë
Jonathan David (Lille) 22 pikë
Cole Palmer (Chelsea) 22 pikë
Jonathan Burkardt (Mainz) 20 pikë
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 20 pikë
Marcus Thuram (Inter) 20 pikë
Ante Budimir (Osasuna) 20 pikë
Chris Wood (Nottingham Forest) 20 pikë
Mason Greenwood (Marseille) 20 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) 18 pikë
Moise Kean (Fiorentina) 18 pikë
Bryan Mbeumo (Brentford) 18 pikë
Joane Wissa (Brentford) 18 pikë
Jamal Musiala (Bayern Munich) 16 pikë
Nicolas Jackson (Chelsea) 16 pikë
Vinicius Junior (Real Madrid) 16 pikë
Tim Kliendienst (Borussia Mönchengladbach) 16 pikë