KB Peja regjistron Dardan Berishën

by admin
Spread the love

Dardan Berisha është zyrtarisht mund të konsiderohet basketbollist i skuadrës së Pejës.

Edhe pse KB Peja ende nuk e ka prezantuar Berishën, kapiteni i Kombëtares së Kosovës është regjistruar si lojtari më i ri për sezonin 2024/25.

Berisha te Peja është regjistruar si lojtar i lirë dhe jashtë afatit kalimtar pasi klubi pejan kishte bërë kërkesë për regjistrim në Komisionin e Garave, e cila tashmë i është aprovuar.

>

Kështu që, Berisha pritet së shpejti të luaj për Pejën, ekip me të cilin ka kohë që po stërvitet për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri.

Berisha është kthyer te Peja pasi në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ndërsa vlerësohet si lojtari më i mirë dhe më i dekoruar në Kosovës.

Pas katër xhirove të para të këtij sezoni, Peja ka regjistruar dy fitore dhe po aq humbje.

You may also like