KAZAN – Putini mbyll samitin treditor të BRICS

by admin
Spread the love

KAZAN, 26 tetor /ATSH/- Presidenti rus Vladimir Putin mbylli dje samin e BRICS, duke vlerësuar rolin e tij si kundërpeshë ndaj atyre që ai i quajti “metodat perverse” të Perëndimit, sipas AP.

Në samitin treditor në qytetin e Kazanit morën pjesë liderë të 36 vendeve, duke theksuar dështimin e përpjekjeve – të udhëhequra nga SHBA-ja për të izoluar Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë.

Konflikti u diskutua vazhdimisht në takim, ndersa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres zhvilloi vizitën e parë në Rusi – në më shumë se dy vjet – e cila u prit me kritika nga Kievi.

Guterres bëri thirrje për “paqe të drejtë” në Ukrainë, në përputhje me Kartën e OKB-së, ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme. Ai gjithashtu kërkoi një fund të menjëhershëm të luftimeve në Gazë, Liban dhe Sudan.

Në një konferencë për shtyp dje në mbrëmje, Putini u pyet në lidhje me premtimin e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

“Ajo që Trump tha kohët e fundit, ajo që dëgjova, është se ai foli për dëshirën për të bërë gjithçka për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë,” tha Putin.

>

“Më duket se e ka thënë sinqerisht. Ne, sigurisht mirëpresim deklarata të këtij lloji, pavarësisht se kush i bën ato”, theksoi ai.

Putini gjithashtu u pyet nëse trupat koreano-veriore ndodheshin në Rusi, gjë që ai as e konfirmoi dhe as nuk e mohoi.

SHBA-ja tha të mërkurën se 3 000 trupa të Koresë së Veriut ishin dislokuar në Rusi dhe ishin duke u trajnuar në disa lokacione.

Putin vuri në dukje se ligjvënësit në Moskë më herët gjatë ditës, kishin ratifikuar një pakt me Korenë e Veriut për ndihmën e ndërsjellë ushtarake si pjesë e një partneriteti strategjik me Phenianin. / / a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like