Katerina Dimitrovska, deputete në Kuvend në vendin e Marija Mitevës

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë ka votuar raportin, me të cilin konstatohet se deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit, në pajtim me Kodin Zgjedhor, bëhet Katerina Dimitrovska, në vend të Marija Mitevës nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se seanca e 114-të është konvokuar pas marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit, me të cilin njofton se Kuvendi sot në seancë konstatoi se i ka përfunduar mandati deputetes Miteva, e cila është zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputet për Njësinë zgjedhore 1, e propozuar nga Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

“Në përputhje me Kodin Zgjedhor, KSHZ-ja me shkresë e ka njoftuar kandidaten e radhës, Katerina Dimitrovska, nga lista e kandidatëve të dorëzuar për deputetë në Kuvend për NJZ 1 nga i njëjti parashtrues i autorizuar – Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj”. KSHZ-ja ka marrë njoftim me shkrim se kandidatja e radhës, Katerina Dimitrovska, e pranon mandatin si deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit në përputhje me Kodin Zgjedhor”, njoftoi Kondarko.

Raportin, KSHZ-ja e ka votuar njëzëri dhe solli përfundim t’i dorëzohet Kuvendit, për të vazhduar procedurën për verifikimin e mandatit të Katerina Dimitrovskës.

Marija Miteva në seancën e Qeverisë më 8 tetor ishte emëruar për zëdhënëse e Qeverisë.

MARKETING

>
-->



You may also like