Katër rastet kur nuk duhet ta pini kafen – Shqip

by admin
Spread the love

Duhet ta shmangni kafen në raste të caktuara, për të shmangur efektet anësore, duke filluar nga ankthi deri tek rreziku për zhvillimin e kancerit.

Këto janë katër rastet kur nuk duhet të pini kafe:

Nëse është shumë e nxehtë

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë. Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë celsius.

Ju zë ankthi

>

Nëse ndiheni pak si në ankth sapo pini kafe, duhet të fajësoni këtë të fundit. Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit. Në këtë rast e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga depresioni.

Kur je duke “ngordhur” për gjumë

Kafja mund të duket një zgjidhje shumë e mirë nëse do ta gdhish mëngjesin, në rast të kundërt jo. Përpiquni mos të pini kafe para se të flini, pasi është e sigurt se nuk do t’ju zërë gjumi. Nëse nuk do të flini të paktën 7 orë në natë, do të fillojnë të shfaqen probleme në shëndet.

Mos pini kafe sapo zgjoheni

Konsumimi i kafes që pa gdhirë nuk do t’ju shtojë aspak nivelet e energjisë. Kjo sepse në orët e para të zgjimit, nivelet e hormonet kortizol të stresit janë në kulmin e tyre, dhe ju japin një rritje normale të energjisë. Prandaj shumë ekspertë bien dakord që kafen e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit kanë filluar të bien.

You may also like