Kasami: Qëllimet tona dihen  – Shqip

by admin
Spread the love

Struga Trim Lum – Gostivari, është derbi i javës në Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Është derbi shqiptar mes dy skuadrave shqiptare që pretendojnë titullin e kampionit.

Ndeshja luhet nesër (14.00) në Strugë duke filluar nga ora 14.00.

Futbollisti Ard Kasami i Strugës, shpreh optimizmin: “Në fundjavë përballemi me ekipin e Gostivarit.

Duke pasur parasysh se gëzojnë një formë të mirë dhe kanë futbollistë kualitativ, besoj se do të jetë një ndeshje e rëndë.

Jemi të vetëdijshëm se ekipi ndodhet në një krizë, kur janë në pyetje ndeshjet e fundit, mirëpo jemi duke punuar maksimalisht për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve, pasi qëllimet tona dihen, të jemi në krye të tabelës së klasifikimit, ashtu edhe siç i ka hije një skuadre kampione”.

You may also like