Kardiokirurgu tetovar Dr. Omer Xhemali nga Zvicra me një befasi në Tiranë

by admin
Spread the love

Rreth 20 mjek dhe specialistë të Spitalit të Kardiokirurgjisë në Zurih kanë mbritur në Tiranë për të marrë pjesë në Maratonën e Tiranës.

Mjeku i njohur me origjinë shqiptare Omer Xhemaili i cili është dhe drejtor i këtij Spitali ka motivuar kolegët e tij të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës jo vetëm për të shtuar rekordet e tyre si vrapues por dhe për të njohur nga afër një nga kryeqytetet më vibrante të Ballkanit.

>

Ekipi i spitalit po vrapon nën sloganin : “No fake stories. Tirana Marathone”..

Prof. Dr. Omer Xhemaili është një nga shqiptarët me karrierën më të lart në sistemin shëndetësor në Zvicër duke qenë në krye të Spitalit kardiokirgjik dhe kardiologjisë të Zurihut. Ai është lindur në Tetovë është shkolluar në Gjermani dhe prej më shumë se 15 vite punon në Spitalin Universitar të Zurihut ku tani është në kupolën drejtuesve të tij.

You may also like