Kapiteni i Izraelit: Është e vështirë të luash futboll tani

by admin
Spread the love

“Është shumë e vështirë të luash futboll ndërsa vendi yt është në luftë, por mbetet një privilegj”, tha kapiteni izraelit, Dor Peretz në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Francës.

“Unë mendoj se nuk mund ta imagjinoni se sa e vështirë është situata, kur ushtarët tanë po mbrojnë vendin tonë dhe ka ende pengje – tha Peretz – Është e vështirë, por ne e dimë se është një privilegj të luash futboll ndërsa Izraeli është në luftë dhe të japim shpresë dhe lumturi për vendin tonë. Ne jemi krenarë që jemi këtu dhe e përfaqësojmë atë”.

Pas sulmit të Hamasit ndaj shtetit hebre më 7 tetor 2023 dhe kundërsulmimit të udhëhequr nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës, UEFA ndaloi ndeshjet në Izrael “deri në një njoftim tjetër”. Prandaj është në Hungari vendi ku kombëtarja luan të gjitha ndeshjet e saj “në shtëpi”.

“Ka gjëra më të rëndësishme se ndeshja, por ne do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, vazhdoi Peretz. Trajneri Ran Ben Shimon, “ne jemi mbi të gjithë qytetarë të këtij vendi, gjithçka që na ndodh na prek. Por ne duhet të gjejmë një ekuilibër. Roli ynë është të mbetemi të fokusuar në sport”.

You may also like