Kaos në Tetovë në ndeshjen mes skuadrës shqiptare dhe maqedonase, sulmohet gjyqtari

by admin

Kaos në ndeshjen mes skuadrës maqedonase Teteksit të Tetovës dhe asaj shqiptare, Vëllazërimi nga Kërçova.

“Derbi i Ligës së tretë të Ligës së Maqedonisë së Veriut – grupi i perëndimit, u ndërpre në minutën e 75-të pasi lojtarët mysafirë sulmuan gjyqtarin Marjan Mladenovski.

Kaosi në fushën e AMS-së ndodhi pasi Mladenovski referoi penallti për Teteksin në minutën e 75-të dhe më pas ndodhi sulmi ndaj gjyqtarit, i cili u godit”, raportojnë mediat në Maqedoni.

>

Duket se skuadra shqiptare ishte e revoltuar me referimin, për një penallti shumë të dyshimtë..

Duhet theksuar se në prag të këtij derbi, Teteksi ishte i pari në renditje me 32 pikë, ndërsa Vëllazërimi ishte i dyti me një pikë më pak.

You may also like