Kampioni i botës në Muay-Thai, Luan Rudaj sfidohet sërish në Tajlandë

by admin
Spread the love

Luan Rudaj kampioni aktual dhe i trefishtë i botës në Muay Thai në peshën e lehtë, me blianc impresionues: 18 lufta profesionale, 18 fitore, prej të cilave 15 përmes K.O., së shpejti do të ngjitet në ring, në Tajlandë.

I lindur dhe i rritur në Zvicër, ai nuk e ka harrouat asnjëherë origjinën e tij nga Kosova, duke sjell njohuritë dhe përvojën e tij në organizatën më të madhe të boksit dhe Muay Thai, WBC, dhe duke hapur kështu rrugën për brezin e ri.


Që nga mbrojtja e tij e fundit të titullit vitin e kaluar në Kosovë, Rudaj ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme. Ai është gjithashtu i vetmi atlet që ka integruar Kosovën në WBC Muay Thai dhe për këtë arsye është emëruar përfaqësuesi zyrtar i Kosovës për WBC Muay Thai nga organizata më e njohur.

>

Rudaj që ka shumë plane për të ardhmen. Pas një pauze të shkurtër, ai është ftuar në Tajlandë për një luftë. Përgatitjen e tij e ka kryer në palestrën e tij, Eagle Muay Thai, në Zvicër. Aktualisht, ai ndodhet në Tajlandë për t’u përgatitur për luftën e tij, e cila do të zhvillohet pas pak ditësh. Kjo luftë do të zhvillohet në një kategori peshe më të lartë, pasi Luan Rudaj ka marrë përsipër një sfidë të tillë.

 

https://www.facebook.com/share/v/m5CMUo2i5t3Vjs68/?mibextid=WC7FNe

You may also like