“Kam thënë se kurrë s’do të martohem”, Neki Emra tregon ndryshimin e mendimit për martesë

by admin
Spread the love

Këngëtari Neki Emra i ftuar në emisionin ”Ftohtë e nxehtë” tek RTV21 ka shpalosur njoftimin dhe takimin e parë me bashkëshorten e tij Zana Zhavellin.

“Kur dilsha me dikënd i thojsha mos mbaj shpresë në mu, se unë nuk jam djal i mirë, nuk kam plan mu martu, edhe me gruan teme herën e parë i kam thanë nuk jam njafarë djali që me u martu, unë kam qenë i sinqertë sado që kam bërë hajgare. Kam qenë pak avanturist, e kam dashtur jetën dhe jam kënaqë”, tregoi Emra.

“Unë kam qenë njëfarë tipi që thojsha se nuk martona kurrë, andaj um nxuni taksirati edhe u martova”, tha ai.

Por si ka arritur njoftimi i këngëtarit me Zanën, na tregon vetë Emra.

>

“Zanën e kam njoftë përmes shoqërisë së përbashkët dhe kurr nuk jemi takuar njëri me tjetrin, Zana tregon që albumi im i parë ka qenë në kerrin e saj dhe kurr nuk e ka marrë me shiku, ja ka dhënë dikush dhe e ka lënë në kerr”, deklaron ai në “Ftoftë e Nxehtë”.
Emra tutje shpalosi detaje edhe nga takimin i parë me bashkëshorten e tij, ku sipas tij në këtë takim ka zgjatur muhabeti 4 orë.

“Kur jam shfaqur në një television dikun i kam dalur përpara dhe mandaj ka nisur ngadalë, atëherë punojke në një televizion tjetër Zana dhe tha ka u sjellsha në letra se ti po vjen musafirë në atë televizionin tjetër, më dilshe në televizion, në Facebook. Në kerr vonë e ka vërejte që unë jam qaj I njëjti dhe kur kemi dalur në takimin e parë kemi shkuar në një restaurant, unë dola veq me hangër një darkë, ne folëm unë nuk dola me naj qëllim, edhe i thashë pe pimë ka një gotë venë edhe po shkojmë në shtëpi. Okej tha po dalim shkojmë në një restaurant edhe kemi bërë muhabet 4 orë dhe muhabeti aq ka shkuar rrjedhshëm dhe aq mirë kemi kaluar saqë unë u çudita”, tha këngëtari./21Media

You may also like