Juve kundër Stuttgartit, Thiago Motta u gëzohet rikthimeve

by admin
Spread the love

Fitorja ndaj Lazios është tashmë është harruar për Juventusin, pasi ata po përgatiten për ndeshjen e Champions League kundër Stuttgartit duke llogaritur dhe një sërë rikthimesh. Nga Francisco Conceiçao te Ëeston McKennie, Thiago Motta do të jetë në gjendje të përfitojë nga disa prej lojtarëve më të pritur me synimin për të mbetur me pikë të plota në Evropë.

“McKennie është me grupin, Conceicao kthehet pas pezullimit, Fagioli gjithashtu është mirë. Nuk kemi ende Koopmeiners dhe Nico Gonzalez. Të gjithë mund të jenë titullar, edhe Danilo. Kushdo që është nesër atje do të japë 200%. Do të mendojmë për Interin më vonë – shpjegoi trajneri italo-brazilian, duke mos nënvlerësuar Shtutgartin – Ata vendosën në vështirësi skuadra të rëndësishme si Real Madrid dhe Bayern, luajnë futboll shumë të mirë dhe ne jemi gati të luajmë lojën tonë për t’i vënë ata në vështirësi”.

>

 

You may also like