Jusuf Tortoshi: Baton Haxhiu e ka refuzuar

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit të Kosovës, Jusuf Tortoshi, ka folur për gjeneratën e sakrificës dhe për veten e tij, se si u kthye në fund të vitit 1991 në KF Prishtina dhe cili ishte sebep që pranoi që të vesh sërish fanellën e skuadrës më të trofeshme.

Krahas kësaj, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, është i revoltuar që sot disa po dalin në sipërfaqe se kinse paskan kontribuar në vitet e 90-ta në kohën e gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.

Tortoshi, ish kryetrajner i Prishtinës për disa vite me radhë, ka disa fjalë edhe për Baton Haxhiun dhe tregon se e ka pa apo jo diku në ato vitet në futbollin e pavarur të Republikës së Kosovës. 

Image

KF Prishtina e vitit 1992

“Bota sot”: Z. Tortoshi, a mendoni se nuk po mbrohet sa duhet gjenerata e sakrificës në periudhën 1991-1999, historia më e lavdishme e sportit të Kosovës? 

Jusuf Tortoshi: Historia po mbrohet por janë të involvuar njerëz brenda kësaj pune që nuk kanë pas lidhje me këtë punë.

Nuk doja që të jepja deklarata aq shumë në opinion për kanale të ndryshme televizive për gjeneratën e sakrificës, duke menduar që njerëzit kanë një korrektësi deri diku kur dihet se kush çka ka bërë. Nëse flasim, unë do të flas për veten, shumica e dijnë por po e mjegullojnë disi këtë punë. Unë jam kthyer në Kosovë nga Turqia prej futbollit aktiv që e lash në vitin 1991, pra kah fundi i vitit.

Para se me ardh, 3 muaj më herët ishte formuar liga e Republika së Kosovës. Pastaj në janar të vitit 1992, Beqir Aliu, kryetar i KF Prishtina në atëkohë, së bashku me Shihnasi Berishën, drejtor, tani që të dytë të ndjerë,  erdhën tek unë e me thonë: “Po dojmë me pas ndihmën tuaj, si lojtar me luajt këtë sezon”.

Unë ia ktheva: “Që unë për Prishtinën nuk mund të them jo apo me iu refuzuar, por jam përshëndetur me futboll aktiv sepse e kam moshën”.

Ata këmbëngulin e me thonë: “Kemi nevojë për ty”! Unë në vitin 1992 kam luajt aktiv edhe nëpër fushën Llukar dhe fusha tjera.

E kam pas trajner Ajet Shoshollin me Ramadan Cimilin dhe u bëmë kampion.  Organizimin e kampionit e bëmë në një lokal pas tregut se nuk guxonim që të ishim mu në qendër të Prishtinës kur kihet parasysh se kishim të bënim me regjimin serb. Unë e mora kupën si kapiten, titulli i parë në histori në futbollin  e pavarur.

“Bota sot”: Pastaj?

Jusuf Tortoshi: U përshëndeta me ta. Me të vërtetë ishte kënaqësi kësisoj me krye karrierën si lojtar aktiv. Falënderova z. Beqir Aliun dhe Shihnasi Berishën. Tani ata me thonë kemi nevojë për ty si trajner. Iu thash prapë po më ngushtoni, prej vitit 1968 jam në Prishtinë. Iu thash: “Këtu është Shosholli me Cimilin”. Jo ata me thonë, kemi nevojë edhe për ty. Në rregull. Ja nisa si trajner nga viti 1992. 

“Bota sot”:  Tani në zejen e trajnerit deri në vitet e pas luftës!

Jusuf Tortoshi: Pas një kohe 2 – vjeçare, Shosholli shkoi në Gjermani, edhe Cimili shkoi në Zvicër në vitin 1994 dhe kështu mu me mbet hisja aty. Prej vitit 1992 si trajner deri në vitin 1999, kur u kthyem në stadium, ka qenë muaj qershor.

Me lojtar dolën në fushë edhe e kemi pritur ish – shefin e NATO-s Robertsonin. Pas 15 minutave ka zbarkuar helikopteri në fushën e stadiumit të Prishtinës me Robertsonin. Emocione të jashtëzakonshme.  

“Bota sot”: Çfarë iu tha Robertsoni?
Jusuf Tortoshi:
Robertsoni mu drejtua: ‘A jeni të kënaqur, që jeni çliruar dhe jeni kthyer në vendin tuaj’.

I thash: “Pritem shumë por kurrë nuk është vonë edhe tash jam i kënaqur që do të vijë në këtë stadium ku jemi rritur dhe kemi dhënë shumë për futboll”. Ishin mediumet e njohura botërore, CNN e BBC. Iu drejtova këtyre mediumeve: “Nuk është ëndërr, na u kthyem”.

“Bota sot”: Prishtina ka pas edhe disa lojtarë në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? 

Jusuf Tortoshi: Me të vërtetë është një ndjejë që nuk përshkruhet me fjalë. Kam pas në ekip lojtar që ishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bekim Gashi nga Klina, Hysni Gjinovci, Sami Geci, vëllezërit Lleshaj, njëri dëshmor, vëllai i Beqir Aliut, Bajram Aliu si lojtar, që ra  dëshmor. Kështu që nuk mundet një popull mi harru këto sakrifica. Lajmërohen tani njerëz e thonë unë kam kontribuar në vitet e 90-ta, si ai Baton haxhiu.

“Bota sot”: E mban mend si gjyqtar federativ Baton Haxhiun?

Jusuf Tortoshi: Unë nuk e mbaj mend. Hadi Mehmeti, ish sekretar i përgjithshëm i 2 korrikut në vitet e 90-ta, aktivitete ka pas në FFK, atëherë ish kryetari Rexhep Abdullahu, ka treguar më së miri. Mehmeti ka dal me një deklaratë duke thënë se Baton Haxhiu në vitin 1990 ka referua disa ndeshje në ligën e dytë krahinore. Kur u formua liga e pavarur e Kosovës në verën e vitit 1991, i kanë dërgu ftesë Baton Haxhiu që me iu bashku referimit, po ashtu edhe në provime që mu bë gjyqtar i ligës pavarur, ai i ka refuzuar.

Batoni ka qenë i mençëm për vete, pse me pas punë me milicinë serbe. Tash po jep deklarata se ai ka kontribuar, nuk është e vërtetë, dhe nuk pranohet këto në opinion.

Ai nuk po mërzitet aq shumë që deklaron gjëra të pavërteta, ai po del po bëhet strateg për kombëtare, strateg për klube, strateg për stadiume, strateg për lojtar, aq ka ai ambicie të sëmura sa pasnesër m’ia dhënë postin e kryetarit të FFK-së, e pranon.

Kështu janë bërë njerëzit. 
Me deklarata që del kohët e fundit, Baton Haxhiu nuk është vet, është në një mision që ka njerëz prapa, ky me ia shtruar tepihun atyre dhe askush nuk po e kundërshton.   Merre me mend po flet për korrupsion, Baton ti aq shumë ke përvojë për korrupsion që po e përmend. Edhe korrupsionin e federatës ia ka nisur në kohën e Fadil Vokrrit, kush nuk po i demanton këto gjëra.

“Bota sot”: Ajo kohë ka qenë kohë e sakrificës…

Jusuf Tortoshi: Kështu që ajo kohë ka qenë me të vërtetë sakrificë, po  përmendi donatorët e sakrificës, Bezin, Galanin, Shukin, Ertan Xhihiqin, Arbon Deskun, Bardhin e Gjakovës, të kryesisë së KF Prishtinës, Beqir Aliu, Shihnasi Berisha, Zymer Zeqiri, Ahmet Kurtolli, Seladin Blakçori, Tefik Fana e shumë tjetër. I kërkoj falje dikë që e kam harruar se ka edhe shumë të tjerë.

Lojtarët nuk mundem mi dalluar, 7-8 vite shumë lojtarë kanë defiluar, dikush vinte e dikush shkonte jashtë Kosovës.

Prapë po them kanë dhënë një kontribut, kush më shumë e kush më pak. Kemi bërë një punë të madhe. Falënderoi të gjithë.

U fshehëm ndonjëherë se na bënin probleme me pajisje sportive, me çanta, ato mi pastrua i merrte Shihnasi Berisha, i ka marrë edhe Beqir Aliu, edhe unë, edhe gruaja ime i ka pastruar ato.

(Vijon nesër)

You may also like