Junajtid barazoi me 10 lojtarë, Ten Hag: Lojtarët luftojnë për njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

Herri Meguajër mund të jetë njeriu që mund të shpëtojë për momentin trajnerin Erik Ten Hag në një ndeshje që mund të ishte e fundit për teknikun holandez në stolin e skuadrës. Junajtit barazoi në frymën e fundit Porton(3-3), ndërsa ishte me 10 lojtarë.

Ai vlerësoi shpirtin e skuadrës së tij, e cila nuk u dorëzua edhe për mënyrën sesi shkuan gjërat në Porto.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Mendoj se me avantazhin 2-0 ne nuk duhet t’i kishim lejuar ata që të riktheheshin në lojë. Por bëmë disa gabime dhe ndodhi ajo që ndodhi. Është shumë e vështirë të luash në këtë stadium në një mbrëmje europiane. Porto është një skuadër e shkëlqyer. Por skuadra jonë tregoi karakter edhe pse pësuam tre gola dhe u ndodhëm sërish me 10 vetë. Ne nuk dorëzohemi kurrë. E dimë që kemi shumë për të përmirësuar. Në momente të caktuara lëshojmë shumë, por karakteri i kësaj skuadre është atje. Ata luftojnë për njëri-tjetrin”, deklaroi trajneri holandez.

PANORAMASPORT.AL

You may also like