Joshua nuk lejon befasi, triumfon përballë Wallin 

by admin

Një mbrëmje spektakolare në Arabinë Saudite ka parë disa përballje interesante. 

Meçi i natë padyshim ishte përballja ndërmjet Anthony Joshua dhe Otto Wallin, shkruan lajmi.net. 

Ishte Joshua ai që nuk lejoi befasi dhe i dha fund përballjes pas pesë raundeve. 

Fillimi ishte mjaft i barabartë, me Joshuan që pati disa momente më të mira. 

Raundi i pestë ishte vendimtar, ku pas një kombinimi të mirë Joshua i dha fund meçit. 

Përballja u ndal pas këtij raundi, pasi Wallin nuk arriti të vazhdojë.

Befasi padyshim ishte edhe përballja ndërmjet Deontay Wilder dhe Joseph Parker, ku Parker shokoi botën e boksit duke fituar.  /Lajmi.net/ 

You may also like