Jedlicka nga ferri në parajsë, portieri ka një dedikim për të vëllanë dhe bëhet gati për Shqipërinë

by admin
Spread the love

Për portierin Martin Jedlička ndeshjet e radhës të Nations League kanë një kuptim të veçantë. Dy muaj më parë ishte në një shtrat spitali pasi kishte probleme të mëdha shëndetësore.

Sipas shtypit çek historia e 26-vjeçarit është mjaft delikate. Portieri i Viktoria Plzen muaj më parë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, e cila i kishte kompromentuar sistemin imunitar.

Në konferencën e stome për shtyp Jedlička shpjegoi se i dedikonte këtë grumbullim të vëllait nga nëna, Jakub Řezniček. Portieri shpjegon se sulmuesi çek e ka marrë nën tutelë që në moshën 15-vjeçare duke e ndihmuar që të bëhet ai që është sot.

“Kisha probleme të mëdha me imunitetin e trupit. Mu desh shumë kohë që të rikuperohesha. Tani jam i lumtur që jam rikthyer. Tani që kam kaluar ato peripeci mendoj se të gjitha vështirësitë në fushë mund të kalohen lehtë”, pohoi sot Martin Jedlička.

You may also like