JAPONI – Një tërmet 7,4 ballë godet qendrën e vendit, alarm për cunami

by admin



TOKIO, 1 janar /ATSH-AFP/ – Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7,4 ballë të shkallës Rihter, goditi sot në mëngjes Japoninë Qendrore, tha Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS) duke nxitur autoritetet japoneze të lëshojnë alarmin për cunami dhe të urdhërojnë popullsinë e zonës së prekur të strehohet në një reliev më të lartë.

“Të gjithë banorët duhet të evakuohen menjëherë në relievet më të larta”, tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi gadishullin Noto, në prefekturën Ishikawa rreth orës 16:10 (07:10 GMT)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPrioritetet e Kulturës, viti 2024 me buxhet 14% më të lartë se 2023


You may also like