JAPONI – Humbje e ndjeshme e partisë në pushtet në zgjedhjet parlamentare

by admin
Spread the love

TOKIO, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Humbje të konsiderueshme votash u shfaqën sot për partinë në pushtet të kryeministrit të ri, Shigeru Ishiba në zgjedhjet për Dhomën japoneze të Përfaqësuesve.

”Partia Liberal-demokrate (LDP) e Ishibas duket se ka humbur shumicën e saj në dhomën e fuqishme të parlamentit kombëtar”, sipas raporteve të medias japoneze, bazuar në sondazhet e votuesve të kryera pas mbylljes së votimit.

Fillimisht mbeti e paqartë nëse LDP, së bashku me partnerin e saj më të vogël të koalicionit Komeito, do të mund të siguronin një shumicë.

>

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike Kushtetuese e Japonisë, e udhëhequr nga ish-kryeministri Yoshihiko Noda, thuhet se ka marrë vota të konsiderueshme.

LDP-ja, e cila ka qeverisur thuajse pa ndërprerje prej dekadash, është tronditur nga një skandal i donacioneve partiake.

Sondazhet parazgjedhore kishin sugjeruar tashmë se koalicioni mund të luftojë për të arritur 233 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomë./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like