IZRAEL – Sulm me dron pranë shtëpisë së Netanyahut

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Një dron i nisur nga Libani është përplasur në një ndërtesë në qytetin izraelit të Cezaresë, ku jeton kryeministri Benjamin Netanyahu, tha sot ushtria izraelite.

Sipas raporteve të medias izraelite, fillimisht nuk dihej nëse Netanyahu ishte në resortin bregdetar që ndodhet midis Tel Avivit dhe Haifës në kohën e sulmit.

”Askush nuk u lëndua në incident”, tha ushtria.

Dy objekte të tjera fluturuese pa pilot u kapën.

>

Pati gjithashtu një alarm ajror në Tel Aviv, 55 kilometra në jug, pasi një dron thuhet se iu afrua distriktit Glilot, ku ndodhet selia e Mossad-it.

Sipas ushtrisë, sirenat ranë në shumë vende të tjera në Izraelin verior, duke përfshirë qytetin e Tiberias në bregun perëndimor të detit të Galilesë.

Milicia shiite libaneze Hezbollah, e cila është aleate me Hamasin në Rripin e Gazës, ka gjuajtur raketa dhe drone në Izrael pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës së Gazës në tetor të vitit të kaluar.

Pas lajmit për vdekjen e liderit të Hamasit, Yehya al-Sinwar në Gaza, milicia e mbështetur nga Irani njoftoi një “fazë të re të përshkallëzimit”./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like