IZRAEL – Parlamenti miraton projektligjin që kufizon UNRWA të veprojë në Gaza

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 28 tetor /ATSH-DPA/- Parlamenti izraelit miratoi sot në mbrëmje projektligjin të diskutueshëm që ndalon Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) të veprojë në territorin izraelit, vitin e ardhshëm.

Organizata e OKB-së është ofruesi kryesor i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës dhe ligji rrezikon të ndalojë agjencinë të punojë edhe në territoret palestineze, pasi Izraeli kontrollon pikat kufitare.

>

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi për rrezikun e planit, duke thënë se ai do të “mbyste” përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe tensionet në Rripin e Gazës, si dhe në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, në fillim të këtij muaji. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRikonstruksioni i Spitalit Psikiatrik Vlorë, Koçiu: Kushte bashkëkohore për pacientët


You may also like