IZRAEL – Netanyahu u bën thirrje ushtarëve të OKB-së të tërhiqen nga zona luftarake e Libanit

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje që trupat paqeruajtëse të Forcave te Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Libanin Jugor (UNIFIL) të tërhiqen menjëherë nga zona luftarake në jug të vendit.

Netanyahu ia drejtoi kërkesën e tij drejtpërdrejt sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres gjatë një takimi javor të kabinetit, në Jerusalem.

“Është koha që ju të tërhiqni UNIFIL nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimit”, tha Netanyahu në një mesazh në gjuhën hebraike.

Ai akuzoi Guterres se kishte refuzuar ta bënte këtë – duke i bërë kështu ushtarët e UNIFIL-it “peng të Hezbollahut”.

“Më vjen keq që ushtarët e UNIFIL janë plagosur – pasi ushtarët izraelitë qëlluan mbi pozicionet e ushtarëve të helmetës blu”, tha Netanyahu.

Detyra e UNIFIL me më shumë se 10 000 ushtarë ka qenë të monitorojë respektimin e armëpushimit pas luftës së Libanit të vitit 2006. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakQendrat në Gjadër e Shëngjin, Rama: Asnjë emigrant s’do të mund të largohet nga strukturat


You may also like