
TEL AVIV, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni në hernie këtë mbrëmje, njoftoi zyra e tij e shtypit.
”Operacioni do të bëhet nën anestezi të përgjithshme”, shtoi ajo.
”Ministri i Drejtësisë, Yariv Levin do të marrë përsipër kreun e përkohshëm të qeverisë gjatë operacionit”, shtoi zyra e kryeministrit./ a.jor.