IZRAEL – IDF vret dy komandantë të tjerë të Hezbollahut në Liban

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 10 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite tha sot se kishte nisur sulmet gjatë natës ndaj objektivave në periferi të Bejrutit, duke goditur depot e municioneve në zonat që konsiderohen bastione të Hezbollahut dhe se dy nga komandantët e grupit militant ishin vrarë në Libanin jugor.

Dëshmitarët thanë se gjatë natës kishte patur të paktën gjashtë sulme në periferitë jugore të kryeqytetit libanez.

Agjencia shtetërore e lajmeve libaneze NNA raportoi një sulm të rëndë në lagjen Haret Hreik. Kanali i lajmeve Al Mayadeen, i lidhur me Hezbollahun, tha se një ndërtesë banimi ishte goditur gjithashtu.

Ushtria izraelite tha se banorëve u është kërkuar të largohen menjëherë nga zona për shkak të sulmeve të afërta. Sulmet vazhduan gjithashtu në Libanin jugor.

Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dy komandantë të lëvizjes pro-iraniane Hezbollah atje. Ai tha se ata ishin përgjegjës për lëshimin e raketave në veri të Izraelit, dhe kryesisht shënjestrimin e qytetit Kiryat Shmona.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë sot në mëngjes se kishin goditur 110 objektiva të Hezbollahut, një ditë më parë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like