ROMË, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani e quajti përgjigjen e Izraelit ndaj sulmeve terroriste të 7 tetorit nga Hamasi “disproporcionale”.
“Ka shumë viktima që nuk kanë të bëjnë fare me Hamasin”, tha Tajani për RAI Radio 1 duke theksuar se kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë në Rripin e Gazës.
Kritikat e ministrit vijnë pasi Izraeli thotë se po përgatitet për një ofensivë të madhe tokësore në Rafah, ku tani banojnë rreth 1,3 milionë njerëz, shumica e tyre të zhvendosur brenda vendit.
Italia aktualisht mban presidencën e grupit të shtatë (G7) demokracive të mëdha të industrializuara.
Tajani është lideri i ”Forza Italia”-s, partia konservatore e themeluar nga Silvio Berlusconi./ a.jor.