ITALI – SSN: Nëse rritet me 5 euro kostoja e paketave, përmirësohet ndjeshëm shërbimi shëndetësor

by admin
Spread the love

ROME, 5 tetor /ATSH/ – Shërbimit Shëndetësor Kombëtar italian (SSN) i cili është gjithnjë e më në krizë i nevojiten çdo vit 13.8 miliardë euro, shkruan il messaggero.it.

Burime të çmuara, që mund të përfitoheshin me një taksë të veçantë për cigaret, duke rritur koston e paketave me 5 euro.

Një masë që do të kursente arkën e shëndetit publik dhe që para së gjithash do të shmangte çdo vit mijëra raste me kancer të mushkërive dhe neoplazi të tjera.

“Pirja e duhanit është shkaku i 90% të rasteve të kancerit të mushkërive, e barabartë me 40 mijë diagnoza të reja në 2023. Ne kërkojnë nga institucionet miratimin e një takse specifike për cigaret”, thekson në një konferencë shtypi në Senat, Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore (Aiom)

Objektivi është të reduktohet konsumi i duhanit dhe të ketë burime shtesë, deri në 13.8 miliardë dollarë, që do të ndahen për financimin e sistemit sanitar.

Pirja e duhanit është gjithashtu një faktor rreziku për kancere të tjera, sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes.

Sipas vlerësimeve të Aiom, në Itali mbi 93 000 vdekje çdo vit i atribuohen këtij zakoni të keq, me kosto që shkon në mbi 26 miliardë euro.

24,5% e të rriturve (18-69 vjeç) pinë duhan dhe zakoni është gjithnjë e më i përhapur, veçanërisht tek gratë, gjë që korrespondon me një rritje progresive të vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive.

“Duhet të përhapim një mesazh të qartë: është e nevojshme të ndalohet zakoni i pirjes së duhanit, sepse nuk ka asnjë prag nën të cilin cigaret nuk janë të dëmshme”, paralajmëron presidenti i Fondacionit Aiom Saverio Cinieri. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like