ITALI – Sardenja drejt kolapsit demografik: humbet 8 000 banorë në vit

by admin
Spread the love

KALIARI, 3 tetor /ATSH/ – Ishulli italian i Sardenjës po përballet me një krizë demografike të paprecedentë, një humnerë e vërtetë që po prek të gjithë rajonin, shkruan adnkronos.it.

Raporti ”ACLI 2024”, i paraqitur në Kaliari, qyteti kryesor i ishullit, nxori në dritë të dhëna alarmante.

Nga viti 2015 e deri më sot, popullsia e Sardenjës është ulur me 88 306 persona, ku vetëm vitin e fundit  ishulli ka humbur 8 000 banorë.

Një rënie që kryesisht i atribuohet emigracionit.

Që nga viti 2023, popullsia e ishullit është 1 569 832 njerëz, parashikimet për të ardhmen janë dramatike: deri në vitin 2050 popullsia e Sardenjës do të bjerë në 1 239 379, një rënie prej 21%.

Ky kolaps i papritur vjen si pasojë e mungesës së të rinjve nga mosha zero deri në 14 vjeç, që është më i ulëti në vend.

Vetëm 10% e popullsisë i përket kësaj grupmoshe, ndërsa mesatarja kombëtare (sado shumë e ulët) qëndron në 16,7%.

Siç ndodh shpesh, rënia drastike e lindjeve shoqërohet me një rritje shqetësuese të braktisjes së shkollës, e cila në Sardenjë arrin në 17,3%, krahasuar me një mesatare italiane prej 10%./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like