ITALI – Salvini: Mobilizim kundër gjyqësorit të politizuar

by admin
Spread the love

ROMË, 19 tetor /ATSH-ANSA/ – Mobilizim kundër gjyqësorit të politizuar, deklaroi zëvendëskryeministri italian, njëkohësisht ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Matteo Salvini lidhur me vendimin e Seksionit të Emigracionit në Gjykatën e Romës, që vendosi moslegjitimimin e ndalimit të emigrantëve brenda qendrës së Gjadrit.

Një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare italiane, e cila u nis nga Brindisi, u ankorua në Gjadër, ku 12 emigrantët nga qendra italiane e paraburgimit të riatdhesimit do të largohen së shpejti nga objekti për t’u kthyer në Itali.

Dje, Seksioni i Emigracionit në Gjykatën e Romës nuk e ka legjitimuar ndalimin e tyre brenda qendrës.

Salvini ka mbledhur urgjentisht Këshillin Federal të Lega-s, siç tha ai ”sulmit ndaj Italisë dhe italianëve të nisur nga një pjesë e gjyqësorit të politizuar”.

>

”Referenca ka të bëjë me dispozitën për çështjen e Shqipërisë… dhe në ditët në vijim Lega do të paraqesë mocione në bashkitë italiane për të përsëritur nevojën për të mbrojtur kufijtë”, thuhet në një deklaratë të Lega-s

“Kushdo që na pengon të mbrojmë kufijtë, e vë vendin në rrezik”, theksoi Salvini.

”Nuk mund të jetë drejtësia që përcakton një shtet pak a shumë të sigurt, është një vendim shumë i lartë politik. Do të marrim masa legjislative”, deklaroi nga ana e tij  ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio.

”Nëse gjyqësori i tejkalon kompetencat e tij duke i atribuar prerogativa që nuk mund t’i ketë, siç është përcaktimi i një shteti të sigurt, duhet të ndërhyjë politika që shpreh vullnetin e popullit”, theksoi ai./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like