ITALI – Presidenti Mattarella i nënshtrohet një operacioni të planifikuar në zemër

by admin

ROMË, 16 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella do t’i nënshtrohet një implantimi kardiak, njoftoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA duke cituar burime mjekësore.

Operacioni, që do të kryhet në spitalin ”Santo Spirito” të Romës, ishte planifikuar prej disa kohësh dhe shëndeti i 83-vjeçarit u cilësua si i qëndrueshëm, sipas ANSA-s.

Zyra presidenciale konfirmoi procedurën dhe tha se nuk kishte arsye për shqetësim.

Akoma nuk është bërë e ditur data e saktë për operacionin.

Mattarella, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2015, është një nga krerët më jetëgjatë të shteteve në Evropë.

Ai shërbeu në Dhomën e Deputetëve të Italisë për 25 vjet dhe mbajti disa poste në kabinet, duke përfshirë postin si ministër i Arsimit nga viti 1989 në 1990 dhe ministër i Mbrojtjes nga viti 1999 deri në 2001./  /b.n/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like