ITALI – Një tërmet 4,4 ballë Rihter trondit Napolin

by admin

NAPOLI, 13 mars /ATSH/-  Shumë banorë në dhe përreth qytetit italian të Napolit kanë kaluar natën në rrugë dhe në makinat e tyre pas një tërmeti që tronditi ndërtesat duke shkaktuar rrënoja, sipas BBC.

Sizmologët italianë thanë se tërmeti me magnitudë 4,4  ballë të shkallës Rihter goditi në mbrëmje në orën 01:25 në një thellësi prej tre kilometrash.

Furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit u ndërpre.

Në qytetin e afërt të Pozzuoli, pranë epiqendrës së tërmetit, një person i plagosur u nxor nga rrënojat e një shtëpie pjesërisht të shembur.

Napoli ndodhet në Fushat Phlegraean, një pellg vullkanik që e bën zonën në Italinë jugore të prirur ndaj tërmeteve.

>

“Tërmeti është ndjerë në disa zona të rajonit të Campania”, raportojnë mediat italiane.

Lëkundjet u pasuan nga të paktën dy pasgoditje më të dobëta.

Njerëzit janë parë duke lënë shtëpitë e tyre dhe duke u mbledhur në rrugët e Napolit, nga frika e më shumë lëkundjeve.

Një qendër e koordinimit të shpëtimit është ngritur për të vlerësuar dëmet.

Shkollat ​​në Pozzuoli dhe dy lagje aty pranë do të mbyllen sot në mënyrë që të mund të kryhen kontrolle të stabilitetit të ndërtesave, raportoi gazeta “Corriere Della Sera”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like