ITALI – Meloni: Sulmet e Izraelit ndaj paqeruajtësve të OKB-së të papranueshme

by admin
Spread the love

ROMË, 13 tetor /ATSH/- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka thënë homologut të saj izraelit Benjamin Netanyahu se sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban janë të papranueshme, tha sot zyra e saj, sipas Reuters.

“Kryeministrja Meloni përsëriti papranueshmërinë që UNIFIL të sulmohet nga forcat e armatosura izraelite”, tha qeveria italiane në një deklaratë.

Italia është një kontribues i rëndësishëm në misionin e OKB-së të njohur si UNIFIL.

Në një bisedë telefonike me Netanyahun, Meloni bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libanin.

“Gjithashtu, kryeministrJa italiane theksoi nevojën urgjente për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në rajon”, tha zyra e saj. //a.i

You may also like