ITALI – Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë çelësi për bllokimin e migracionit të parregullt

by admin
Spread the love



ROMË, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se kjo marrëveshje është çelësi i bllokimit të migracionit të parregullt, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në emisionin ”Porta a Porta”, të transmetuar dje në mbrëmje në RAI1.

“Nëse kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve evropianë, atëherë kjo është pengesa më e madhe që mund t’i vendosni. Është hera e parë që trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënojnë me vdekje”, theksoi ajo.

“Argumentet me të cilat Gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u pa nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike se një dokument gjykate”, shtoi Meloni.

>

”Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në plan propagandistik, në plan ligjor është më i dobët”, tha Meloni./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTetori Rozë, Koçiu: Kanceri i gjirit nuk njeh stinë; zbulimi i hershëm shpëton jetë


You may also like