ITALI – Meloni: E drejta ligjitime e Izraelit për t’u mbrojtur të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare

by admin
Spread the love

ROMË, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Të kujtosh dhe të dënosh me forcë atë që ndodhi një vit më parë nuk është thjesht një ritual, por parakusht për çdo veprim politik që ne duhet të kryejmë për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni me rastin e përvjetorit të parë të sulmeve të Hamasit kundër popullatës izraelite.

”Ngurrimi që haset gjithnjë e më shumë… duhet t’i shqetësojë të gjithë dhe demonstratat publike të ditëve të fundit, për fat të keq, e kanë konfirmuar këtë’’, theksoi Meloni.

“Në këtë ditë, ne riafirmojmë të drejtën legjitime të Izraelit për të mbrojtur veten dhe për të jetuar i sigurt brenda kufijve të tij, por edhe nevojën që kjo të ushtrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, shtoi ajo.

“Ne, në fakt, nuk mund të mbetemi të pandjeshëm ndaj numrit të madh të viktimave të pafajshme civile në Gaza, që janë dyfish të tilla’’, tha Meloni.

‘’Viktima që Hamasi i përdor si mburoja njerëzore dhe viktima të operacioneve ushtarake izraelite”, theksoi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like