Ish-presidenti Trump thotë se është i pafajshëm për akuzat shtesë lidhur me dokumentat e klasifikuara

by admin

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se ishte i pafajshëm për tre akuza të reja në lidhje me mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.

Tre akuzat e çojnë numrin e akuzave të ngritura nga Prokurori i Posaçëm, Jack Smith për këtë çështje në 40.

Zoti Trump, kandidati kryesor për emërimin si kandidat republikan për president në vitin 2024, hoqi dorë gjithashtu nga e drejta për të qenë i pranishëm në gjykatën federale të Floridës më 10 gusht ku do të paraqiten zyrtarisht tre akuzat shtesë, sipas një dokumenti të gjykatës.

Një ditë më herët ai u paraqit në një gjykatë federale në Uashington ku tha se ishte i pafajshëm ndaj katër akuzave të aktpadisë për një komplot të paligjshëm në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Akuzat e reja kundër zotit Trump lidhur me dokumentat e klasifikuara përfshijnë një akuzë për mbajtje të paligjshme informacioni për mbrojtje kombëtare dhe dy akuza të tjera për pengim të drejtësisë.

Ish-presidenti Trump u paraqit në gjykatën federale në Miami më 13 qershor dhe tha se ishte i pafajshëm për 37 akuzat sipas së cilave ai mbajti në mënyrë të paligjshme dokumente të sigurisë kombëtare, përfshirë detaje rreth programit bërthamor të SHBA dhe planeve ushtarake – si edhe gënjeu zyrtarët që donin t’i merrnin ato.

Ai e paraqiti me shkrim deklarimin e tij të fundit të pafajësisë./ VOA


Top Channel

You may also like